Rrëfimi i tmerrshëm i grave që u mbajtën si skllave seksi nga ushtarët e ISIS

Dy gra nga komuniteti Yazidi kanë rrëfyer ashpërsinë e pa imagjinueshme që ato kanë vuajtur sa ishin në duart e ushtarëve të ISIS-it, e të cilat u mbajtën si skllave të seksit pas bastisjes së shtëpisë së tyre në Irak.

Bota

07/07/2015 16:44

Njëra prej tyre, që ishte 19 vjeçare, tha se e kishte lejuar kidnapuesin e saj i cili e bleu atë, për ta dhunuar sa herë që ai donte dhe kurdo që donte, pasi ai  do të maltretonte djalin e saj njëvjeçar, nëse ajo refuzonte.

Gruaja tjetër 25 vjeçare, ishte shitur vazhdimisht për një grup të fanatikëve mizorë të cilët e kishin lidhur  atë për krevat duke e droguar me morfinë, në mënyrë që ajo të mos bënte zhurmë. Ajo ishte goditur aq keq sa për dy muaj nuk kishte pasur mundësi për të ecur.

Nga siguria relative e kampit të refugjatëve Khanka në Irak, ato rrëfyen për MailOnline realitetin tmerrshëm të të qenit e burgosur në ISIS  dhe historinë e pa besueshme se si u arratisën, transmeton lajmi.net.

Ato që janë konsideruar si më të bukura janë dërguar pastaj në shtëpitë e tmerrshme ankand ku janë zhveshur lakuriq dhe më pas janë shitur për ofertuesit më të lartë

ISIS ka kryer krime seksuale në mënyrë sistematike kundër vajzave të komunitetit Yazidi pas rrëmbimit të mbi 200 prej tyre nga shtëpitë e tyre në veri të Irakut, gushtin e kaluar. Ato thanë se në tregtinë e sëmurë morën pjesë edhe luftëtarët ‘evropian’.

Gratë e përdhunuara nga ISIS 2 Gratë e përdhunuara nga ISIS 1