Rrëfimi i snajperistit gjerman që luftoi për UÇK-në

15 vjet më parë në një luftë me motive të pastra lirie e cila po zhvillohej në Kosovë pati ardhur të luftoi një gjerman, i quajtur Mike Spath. Ai thuhet se ishte krahu i djathtë i Agim Ramadanit, dhe profesioni i tij ishte snajperist.

Lajme

12/12/2014 21:03

Si njajperist ai ishte rreshtuar krahë Agim Ramadanit në Koshare. Gjermani që kohë pas kohe qëndron në Kosovë, 15 vjet pas luftës thotë se e pa të padrejtë dhunën që po ushtrohej ndaj shqiptarëve prandaj ai u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtaraku i trajnuar në SHBA edhe më të qartë e pati arsyen pse zgjodhi të luftonte përkrah liderit të njohur si Katana. 

“Komandant më të mirë se Agim Ramadanin nuk ka pasur 100 vjetët e fundit. Në nëntë konfliktet ku kam marrë pjesë struktura e skuadrës së Agim Ramadanit përkundër që ishte i papërvojë ose me përvojë të shkurtër ishin më të mirët”, tha ai për Klan Kosova. 

Autoritetet serbe e kanë përmendur në disa raste për faktin se si një snajperist i huaj u kishte shkaktuar dëme të mëdha në betejën e Koshares. 

Vetëm në Kosovë ai u plagos rëndë tre herë. 

Pavarësisht se familjen e ka në Gjermani dhe SHBA vullnetari tashmë e ka statusin e banorit të Kosovës dhe këtu i ka nikoqir familjarët e Agim Ramadanit.

Më poshtë ndiqni një video ku ai shihet gjatë luftës: