Rrëfimi i Nuhiut për anglezët: Nuk ha mish derri, merrni shembull Kosovën për tolerancë fetare

Për Nuhiun është e rëndësishme që të gjithë të ndjekin rrugën e tyre, pa i ndërhyrë njëri-tjetrit. Ai shprehet se është mysliman, por që nuk i përmbahet rreptësisht të gjitha rregullave.

Sport

31/12/2017 17:17

Rrëfimi i kosovarit që luan në Angli: Nuk ha mish derri, merrni shembull Kosovën

Atdhe Nuhiu thotë se religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit mes vete, teksa tregon për jetën e tij prej kosovari mysliman në Angli.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës në një intervistë për mediumin britanik The Times, foli për faktin e të qenurit mysliman në Angli. “Unë nuk i festoj Krishtlindjet, sepse unë nuk jam i krishterë, jam mysliman, por respektoj të gjitha festat. Unë kurrë nuk hyj në konflikt me askënd për shkak të fesë”.

Për Nuhiun është e rëndësishme që të gjithë të ndjekin rrugën e tyre, pa i ndërhyrë njëri-tjetrit. Ai shprehet se është mysliman, por që nuk i përmbahet rreptësisht të gjitha rregullave.

“Të tjerët e ndjekin rrugën e tyre, unë ndjek rrugën time. Unë nuk ha mish derri dhe nuk agjëroj në muajin e Ramazanit, kur kam lojë për të luajtur. Do të doja të shkoj në haxh [pelegrinazhin në Mekë] për të parë se si është”, deklaroi sulmuesi kosovar, njofton Insajderi.

Nuhiu është tolerant. Shembullin për tolerancën fetare ai e gjen në Kosovë, ku thotë se në Prishtinë ka një xhami pranë kishës.

“Feja nuk duhet të jetë kurrë një ndarje nesh. Në të gjithë botën duhet të jetë kështu [toleranca]. Në Kosovë, ka xhami pranë kishës. Në mes të Prishtinës është një katedrale e madhe. Në ekipin kombëtar kemi lojtarë të krishterë. Një futbollist i kombëtares ka tatuazh një kryq, a nuk duhet të flas unë me të vetëm për shkakun se ai është i krishterë?”, tha Nuhiu.