Rrëfimi i ish-ushtarit serb për përjetimet në Koshare

Ushtarët serbë që kishin marrë pjesë në betejën e Kosharës jo rrallë kanë hezituar që të rrëfejnë për mediat serbe për “ferrin” që e kishin përjetuar në atë betejë nga zotësia që kishin treguar ushtarët e UÇK-së.

Lajme

24/06/2018 09:10

Një ushtarë rus dhe 11 ushtarë ser serbë kishin mbetur të vrarë nga forcat e UÇK-së në Koshare gjatë tentimit të tyre për t’iu dalë nga mbrapa luftëtarëve shqiptarë.

Për betejat e shumta mes shqiptarëve të UÇK-së dhe okupatorit serbë, këta të fundit e konsiderojnë Betejën e Koshares më të vështirën gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Për humbjen që kishin përjetuar në këtë betejë flet edhe një nga ish-oficerët serbë.

 Ai rrëfen për luftimet që ishin zhvilluar në mesantë duke treguar se si ushtarët e UÇK-së ishin treguar aq të zotë saqë mezi kishin arritur t’i vërenin në edhe kur ishin afruar shumë pak metra prej tyre.