Rrëfimi i dëshmitarit që pa ngjarjen: Noizy rrahu Cozmanin, por ja kush e nisi

Një dëshmitar okular që ishte në hotel në momentin kur ndodhi përleshja me armë mes ORT-së dhe Babastars, ka treguar për Magazina.al ngjarjen se si ajo ka ndodhur.

ShowBiz

13/09/2016 20:37

Dëshmitari që nuk preferoi të identifikohet, ka rrëfyer se ishte fare pranë tavolinës ku ishte ulur Noizy. “Ai po pinte kafe në resorantin e hotelit, kur aty erdhi Skivi bashkë me një djalë dhe më një femër tjetër. Posa ka ardhë Skivi kanë nisur sharjet mes tyre”, ka treguar dëshmitari.

Më pas sic tregon ai, Skivi ka thirrur në telefon “banden” e tij të cilat kanë ardhë me një veturë. “Në atë moment ka nisë një hallakamë. Noizy, është afruar afër veturës ku ishte Cozmani dhe një fjalosje e sipër e ka goditur fort me boks në fytyrë shoferin që e kishte emrin Albert. E më pas me të njejtën forcë e ka goditur edhe Cozmanin’, vazhon rrëfimin dëshmitari.
“Në atë rast janë dëgjuar dy tre të shtëna në fillim kurse më pas edhe disa tjera ku janë lënduar dy persona”, tregon dëshmitari i tmerruar me atë që kishte parë me sy.
Policia sipas tij ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes por është dashur edhe ndihma e njësisë speciale për të arrestuar të përfshirët në këtë sulm me armë.Magazina.al