Rrëfimi ekskluziv i Besnik Hasit: Me dy Kombëtare ka më pak cilësi

Besnik Hasi ka folur për aktualitetet në futbollin shqiptar dhe kosovar.

Sport

14/09/2016 09:35

Në marketingun e pamëshirshëm të futbollit të sotëm ndodh thuajse gjithnjë që kur dikush është në kulmin si futbollist apo si trajner përpiqet ta “shesë” veten sa më shtrenjtë.

E, megjithatë, ka ndonjë si Besnik Hasi që bën përjashtim. Dhe, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me çështje zgjedhjeje, por me natyrën e tij.

Dikur në fushën e lojës një lider i padiskutueshëm, ndërsa sot një trajner i suksesshëm që gjithnjë e më pak ekspozohet mediatikisht. Ai është ndër ata që ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur dhe në përfaqësuesen shqiptare.

Dhe pikërisht për Kombëtaren shqiptare nuk ngurron të thotë se brezi i tij mund të kishte një ekip me cilësi individuale më të mira, por pa dyshim që asokohe futbollistët kuqezi nuk kishin ambicien e këtyre që luajnë sot.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Shqipërisë, sot trajner i Legias së Varshavës, pohon se rasti i Milot Rashicës mund të ishte trajtuar më me kujdes nga pala shqiptare, por gjithsesi nuk e bën me faj De Biasin.

Intervistën e plotë e gjeni në faqen 11 të numrit të sotëm të gazetës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4