Rrëfim shokues, ish futbollisti i Liverpoolit është vrasës

Bëhet fjalë për portierin e periudhës së artë të Liverpool, Bruce Grobbelaar.

Sport

22/09/2018 09:53

Një ish-futbollist legjendar i Liverpool ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

Bëhet fjalë për portierin e periudhës së artë të Liverpool, Bruce Grobbelaar, atëherë kur kjo skuadër fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984).

Sipas rrëfimit të Grobbelaar, ai kishte qënë i detyruar që të merrte pjesë në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën si futbollist.

Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.

Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”.