Rrëfim nga ndërtimi i Emergjencës së re në QKUK, ku kontestohet lokacioni (video)

Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  (QKUK), çështjen e hapësirave të vogla duhet ta durojë deri në vitin 2019-të. Pasi që në oborrin e QKUK-së, mbrapa objektit të Emergjencës aktuale po ndërtohet objekti zëvendësues i saj e që do të jetë objekti më i madh në rajon ajo me 19 mijë metra katrorë. Mirëpo, klinika është kontestuar nga arkitetët që projektojnë objekte shëndetësore ngaqë nuk ka komunikim të mirë me repartet tjera.

Lajme

12/09/2017 13:14

Kjo klinikë është duke u ndërtuar në bazë të standardeve të cilat i kërkon çdo shërbim emergjentë, ku do të ketë hapësirë për hospitalizimini e 200 pacientëve. Ndërsa salla e reanimacionit do të ketë 60.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani për Ndërtimi.info ka treguar se për ndërtimin e klinikës që ai drejton është zgjedhur vendi më i përshtatshëm. Lenjani ka theksuar se Kosova ka nevojën e kësaj klinke.

“Përkundër kësaj lokaliteti është përcaktuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është zgjedhë vendi më i përshtatshëm të paktën që Klinika Emergjente duhet ta ketë një trase të rrugëve vetëm për kalimin e autoambulancave kurse rruga e dytësore është rrugë ekzistuese. Përkundër kësaj projekti është dizajnuar dhe projektuar në bazë të kërkesave të arsyeshme, të domosdoshme”, është shprehur Lenjani.

Ky objekt do ketë 20 salla operative, ku do ketë edhe qasje për të ofruar ndërhyrje emergjente kirurgjike dhe shtatë departamente.

“Në dhomën e reanimacionit do të kemi 40 deri në 50 vende të ndara në patologji, degët intunistike, kirurgjike, infektologjike në degët e ndara nëse bëhet fjalë për ndonjë helmim apo rrezatim janë pacientë të cilët duhet të jenë ndaras përshkak që mund të shkaktojnë ndërlikime edhe te pacientët e tjerë. E rëndësishme është që në klinikë do të kemi 60 vende për t’i vendosur të sëmurët me kujdes të avancuar intensiv që për momentin Kosova ka 15 vende. Klinika emergjente do të ketë afër 20 salla operative, do të kemi qasje për të ofruar ndërhyrje emergjente kirurgjike”, shtoi Lenjani.

Emergjenca do të ketë 7 departamente, ku do të jenë edhe pjesët diagonostike, laboratorike e radiologjike.

Megjithatë nga arkitektët në Kosovë është thënë se objekti i kësaj qendre është në lokacion jo të përshtatshëm, pasi që nuk mund të ketë hyrje dhe dalje përbrenda klinikave.

Sa i përket komunikimit me klinikat gjegjëse drejtori i klinikës emergjente thotë se komunikimi kryesor është me degët kirurgjike dhe internistike. Megjithatë, ai ka treguar se në bazë të projektit është përfshirë një komunikim tokësor apo pak i ngritur me pacientët, në mënyrë që bartja e pacientëve të mos jetë nëpër oborr.

“Sa i përket komunikimit me klinikat gjegjëse vendosja e Klinikës Emergjente është  afër degëve kirurgjike, afër Klinikës Internistike dhe ne bazë të projektit gjithëpërfshirës kemi menduar të bëjmë një komunikim qoftë tokësor, apo pak i ngritur që të jetë bartja e pacientëve dhe bartja e pacientëve të mos jetë jashtë… Dhe rastet të cilat kanë nevojë për ndonjë transport brenda Qendrës Klinike Universitare është shërbimi ambulator i cili ka për detyrë të bëjë  bartjen”, tregoi Lenjani.

Gjithashtu klinika do të ketë tre lifta funksional dje parashihet që për 30 vjetët e ardhshëm do t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e shërbimeve emergjente.