Rrëfehet vajza që fjeti me Bieberin

Vajza e cila e filmoi Justin Bieberin duke fjetur, ka folur për herë të parë rreth natës së saj me këngëtarin kanadez. Kur modelja Tati Neves, 26, u pyet nëse e kishte puthur këngëtarin e ri, ajo u përgjigj: “Çka po mendoni ju? Nëse kam fjetur me të në të njëjtin shtrat, vetëm unë dhe…

ShowBiz

11/11/2013 19:00

Vajza e cila e filmoi Justin Bieberin duke fjetur, ka folur për herë të parë rreth natës së saj me këngëtarin kanadez. Kur modelja Tati Neves, 26, u pyet nëse e kishte puthur këngëtarin e ri, ajo u përgjigj:

“Çka po mendoni ju? Nëse kam fjetur me të në të njëjtin shtrat, vetëm unë dhe ai?”. Para intervistës në një televizion brazilian, modestja u kishte thënë shoqeve se ajo e kishte kaluar natën me Bieber.

Buzëqeshje enigmatike.

 

E pyetur nga Globo TV’s Fantastico nëse e kishte parë një turmë vajzash që kishin arritur para hotelit në ora 03:00, në të njëjtën natë, ajo tha se nuk kishte parë asgjë, pasi që ishte në shtrat me të. Ajo po ashtu e pranoi se e kishte xhiruar klipin ku Bieber shihej duke fjetur.

Nina – nana…

 

“Isha duke fjetur, u zgjova, ndërsa ai po flinte dhe po flisja me një shoqe, pastaj e xhirova”, tha ajo. Tati, e cila është shfaqur e zhveshur për disa uebfaqe braziliane, thuhet se e kishte takuar Bieberin në klubin e natës Centaurus, në Rio de Janeiro, ndërsa i kishin mbajtur kontaktet.