Rrëfehet Neymar, nga zërat e merkatos te Mbappe e Buffon!

Neymar ka shpjeguar të gjitha nga Paris Saint-Germain.

Sport

20/07/2018 13:12

Neymar mbetet në Paris dhe ky mund të jetë fundi i një historie. Të paktën kështu duket për momentin, pasi tregu i transferimit të futbollistëve gjthmonë na ka mësuar me surpriza por pse jo edhe çudira. Siguria këtë herë vjen nga vet protagonisti i një histore e cila ka nisur prej kohësh, që në momentin kur ai ka shkelur në “Parc de Princes’. Në shfaqen e tij të parë publike pas Botërorit, O’Ney nuk fshihet por flet për të gjitha zërat që e rrethojnë; që nga fërkimet me drejtuesit e klubit, marrëdhënia me Mbappe, e deri tek largimi i mundshëm nga Parisi. Por në deklaratën e tij, gjatë një eventi në Brazil, numri 10 shprehet i bindur se aventura e tij nën Kullën Eiffel është e destinuar të vazhdojë dhe se asgjë nuk është e vërtetë sa i përket zërave për një ftohje të mardhënieve me drejtuesit e klubit.

“Do të vazhdoj të qëndroj në Paris. Kam një kontratë me Paris Saint-Germain. Shkova në Francë për një sfidë, për të bërë diçka të re dhe për të synuar objektiva të rinj. Në mendjen time asgjë nuk ka ndryshuar nga këto. Sa i përket marrdhënies me drejtuesit, dua të them se të gjithë përfundojnë duke spekuluar shumë rreth kësaj historie. Është diçka e mërzitshme. E gjithë bota e di përzemërsinë që ndjej për presidentin, për Francën dhe për tifozët e Paris Saint-Germain”, transmeton “SS”. 

Sa i përket historisë me Mbappe, braziliani ka theksuar se ka folur shpesh gjatë Kupës së Botës me francezin, madje e ka uruar edhe për suksesin e arritur, sukses të cilin ai nuk mundi ta arrinte me fanelën e Brazilit. Ky zhgënjim duket se ka lënë shenjë, por ai përpiqet që ta kalojë ndërsa nuk ka harruar pa përmendur edhe prurjen e re te PSG, Buffon:

“Sa i përket Kupës së Botës, për fat të mirë çdo gjë tashmë është e kaluar, trishtimi është përballuar dhe ne duhet të përpiqemi të jemi të lumtur. Kemi shumë më tepër arsye për të qenë të lumtur sesa të trishtuar.Buffon!? Është një nder të luaj me të, jo vetëm sepse është një portier i madh por edhe për personin që është. Ai mund të na japë shumë. Shpresoj që të trasmetoj te ne shumë nga ekperienca e tij”

Për momentin gjithçka duket në rregull; Neymar qëndron te Parisi dhe të gjithë duken të lumtur, përveç Florentino Perez, presidentit të Real Madrid, të cilit fjalët e Neymar ndoshta nuk i kanë pëlqyer aspak