Rrëfehet i mbijetuari i sulmeve, mendoja se krismat janë pjesë e koncertit

Gjithnjë e më shumë rrëfime të tmerrshme për tragjedinë e mbrëmshme në Paris, po dalin në opinion.

Bota

14/11/2015 14:23

Fehmi B. 23-vjeçari nga Turqia, që ka qenë në Paris për herë të parë në jetën e tij, i ka thënë të përditshmes franceze“Lberation” se ai po qëndronte në një vend të mbyllur kur, pa pritur, ka dëgjuar zhurmë të madhe, të ngjashme me fishekzjarre.

“Së pari mendova se ishte pjesë e shfaqjes, por kur u ktheva pashë se një grua ishte qëlluar në sy. E mbante kokën dhe pastaj ra e vdekur në tokë. Çdonjëri u shtri në dysheme, dhe filluan të shtënat.

Sulmuesit nuk zgjodhën njerëz, qëlluan ku mundën. Të gjithë vdiqën, por kjo nuk u bënte përshtypje.

Qëndroja në një pozicion embrionik. Këmbët e mija gjendeshin nën trupin e dikujt. Ia dola të nxjerr këmbët zvarrë dhe vrapova drejt daljes emergjente, së bashku me tre të tjerë që ishin të plagosur”, ka thënë ai.