Rrathë të zinj poshtë syve? Ja përse nuk mund t’i shmangni

Shumë njerëz e kanë problem krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve, që të tregojnë të lodhur gjatë gjithë kohës. Ka shumë mënyra për t’i eliminuar ata, por gjithashtu ka raste që nuk duhet të shqetësoheni, pasi është diçka normale që nuk mund ta shmangni.

Lifestyle

05/04/2016 16:43

Ja katër arsye përse nuk mund t’i shmangni:

Është gjenetike: Njerëzit me një ton më të errët lëkure i kanë më të dukshëm rrathët e zinj poshtë syve, sipas dermatologes Annie Chiu. Sipas saj, është mirë përdorimi i vazhdueshëm i kremit kundër diellit.

Mosha: Me kalimin e viteve, pjesa e lëkurës poshtë syve fillon të dobësohet dhe si rrjedhojë krijon dy rrathë në formën e hijeve.

Enët e gjakut janë më të dukshme: Kur dobësohet lëkura e fytyrës, edhe enët e gjakut bëhen më të dukshme, si rrjedhojë rrathët e syve bëhen më të theksuar.

Alergjitë: Janë një nga shkaktarët e krijimit të rrathëve të zinj poshtë syve dhe në këtë rast gjëja më e mirë për t’u bërë është përdorimi i një ilaçi kundër alergjisë. Kjo do t’ju ndihmojë.