Rrahu vajzën dhe nusen e djalit, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

23/10/2018 11:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe nusen e djalit.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/