Rrahu policët, arrestohet një person në Podujevë

Në fshatin Ballofc të Podujevës, Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fitilit zyrtarët policorë.

Lajme

20/12/2018 09:57

Një person në fshatin Ballofc të Podujevës është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, zyrtarët policorë gjatë arrestimit të tij kanë përdorur edhe sprej.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari pas tretmanit mjekësor me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/