Rrahu bashkëshorten dhe taksistin që po e dërgonte në familje të saj

Në Prizren Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe taksistit.

Lajme

18/12/2018 11:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren më 16.12.2018, ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, i dyshuari shtetas i Shqipërisë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gras së tij e cila po ashtu është shtetase e Shqipërisë dhe ndaj taksistit i cili ishte duke e dërguar atë në familjen e saj.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/