Rrahmani pret përballje të vështirë ndaj Kroacisë

Amir Rrahmani pret përballje të vështirë ndaj Kroacisë nesër në ‘Maksimir’.

Sport

01/09/2017 21:38

Përfaqësuesja e Kosovës, nesër me fillim nga ora 20:45, luan ndaj Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

“Nesër kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kroacisë, e cila është ndoshta më e mirë në grup”, ka deklaruar Rrahmani.

“Ne do të fokusohemi që të luajmë sa më mirë edhe pse Kroacisë i duhen tre pikë për të arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror”, u shpreh Rrahmani gjatë konferencës për media.