Rrahmani në formacionin e vitit në Kroaci (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani, ka vazhduar me suksese në Kroaci.

Sport

26/05/2016 12:29

Lojtari i RNK Split është zgjedhur në formacionin e vitit nga gazeta më e madhe sportive në vend ‘Sportskih Novosti’.

Ai ishte zgjedhur gjatë këtij kampionati 7 herë në formacionin e javës

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave e sidomos atyre gjermane.

Ai është i tubuar me Shqipërinë në Austri duke kërkuar një vend për në Evropianin e Francës.