Rrahmani: Luftuam shumë, na kushtoi një shpërqendrim i vogël

Amir Rrahmani ka deklaruar se ndeshja ndaj Kroacisë ishte shumë e vështirë, dhe një shpërqendrim i vogël në mbrojtje, i kushtoi Kosovës.

Sport

03/09/2017 16:25

“Ndeshje shumë e vështirë, gjithë kohën u mbrojtëm nga ata, po që se do të hapeshim pak, do ta kishim më të vështirë, siç ndodhi në Shkodër”, deklaroi Rrahmani.

“Luftuam shumë, ata nuk kishin asnjë shans, një shpërqendrim në minutat e fundit dhe e pësuam”./Lajmi.net/