Rrahmani ka një porosi për Xhakën e Behramin

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë pas një muaji në lidhje me inkuadrimin e futbollistëve të rinj në ekip.

Sport

07/09/2016 10:13

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se nuk e di nëse Valon Behrami e Granit Xhaka kishin të drejtë të luanin për Kosovën.

Por, ai ka theksuar se  nuk i dihet se çfarë do të ndodhë pas një muaji në lidhje me inkuadrimin e futbollistëve të rinj në ekip.

“Nuk e di. Ne vetëm të hënën morëm konfirmimin për gjashtë lojtarë që do të mund të paraqiten për Kosovën”, deklaroi Rrahmani për “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.

“Kush e di se çfarë do të ndodhë edhe një muaj”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.