Rrahjet më ‘skandaloze’ të yjeve shqiptare që edhe në ditët e sotme vazhdojnë të përfliten!

Ndonëse është dashur të marrin vëmendje me krijimet e tyre, yjet e estradës tonë shumë shpesh këtë punë e kanë bërë me 'skandale'.

ShowBiz

30/06/2018 14:45

Nuk janë të rralla rastet kur mediat rozë kanë qenë të stërmbushura me emrat e tyre, krejt kjo falë zënkave të cilat kanë shkuar deri në atë pikë sa ka pasur edhe rrahje brutale e plagosje, shkruan lajmi net.

Disa prej tyre vetëm në formë verbale, e disa të tjerë e kanë gjetur momentin për t’u takuar sy më sy që ‘t’i lajnë hesapet’ me grushte e shkelma.

Kur është fjala për t’u kacafytur mes vete nuk mungon aspak as gjinia e butë, bile këto të fundit kanë bërë më shumë bujë se meshkujt e estradës.

Aq shpesh janë bërë krye-temë për këto punë saqë në mënyrë ironike ‘lakmi’ do t’i merrnin edhe yjet botërore.

Leonora Jakupi, Adelina Ismaili, Baby G, Bleta Gashi dhe Françeska Jaçe janë vetëm disa nga femrat që u përfshinë në sherre mes vete.

Lajmi.net, më poshtë ju rikujton disa nga rrahjet më të bujshme në estradë, që nga e kaluara e deri më tani të cilat vështirë se harrohen.

Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi

Një ndër çështjet e cila bëri bujë të madhe në trojet shqiptare cilësohet rrahja ndërmjet dy këngëtareve mjaft të talentuara e të dashura për publikun, Adelina Ismaili dhe LeonoraJakupi, rrahje kjo që ndodhi vite e vite më parë, por që ende mbahet mend.

Kjo rrahje thuhet të ketë  ndodhur në prapaskenën e një koncerti, ku këngëtarja Leonora Jakupi ishte sulmuar fizikisht nga Adelina së bashku me njerëzit e afërm të saj.

Nga ana tjetër, çështja arriti deri në gjykatë. Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj, e cila ka kërkuar që të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me familjen Ismaili.

Por, sa e fali Leonora këtë gjë? Ajo ka pretenduar se nuk e ka bërë me zemër. Po ashtu, në emisionin “Mirage” që është prodhim i lajmi.net, e pyetur se me kë do të bënte një bashkëpunim, duke iu dhënë mundësia të zgjedhë vetëm në mes Adelinës dhe Zanfinës. Përgjigja e Leonorës ishte e menjëhershme, duke treguar se me shumë qejf do ta bënte një bashkëpunim me Adelinën.

Gold Ag dhe Getoar Selimi 

Kësaj here, nuk kanë munguar grushtet e meshkujve, e më saktësisht nga dy reperët kosovarë, Getoar Selimi dhe Gold Ag.

Para disa vitesh këngëtari i njohur, apo lideri i grupit ‘BabaStars’ është përleshur me reperin nga Presheva.

Miqtë e këngëtarit Selimi, kanë thënë se nuk i kanë pasur raportet e mira edhe më parë, e që përleshja ka ndodhur para publikimit të albumit të fundit të Getit.

Kënga ‘Qyr’ ka qenë zanafilla e provokimit të zënkave mes dy djemve, që e ka nxitur Gold Ag të polemizojë gjatë një emisioni në Tiranë.

Mirëpo, tani duket se çdo gjë është në vendin e vet dhe ata kanë krijuar paqe me njëri-tjetrin, pavarësisht incidentit të përfshirë.

Labeli ‘Babastars’ dhe OTR

Skandali tjetër që ka ndodhur ishte përleshja ndërmjet Noizyt (OTR) dhe grupit ‘BabaStars’, ku siç thuhet protagonist i kësaj ngjarje, ishte Ledri Vula.

Kjo rrahje ka ndodhur gjatë kohës kur kanë qenë në koncert në Zvicër, më saktësisht në një aeroport të Zvicrës, e që vetëm policia arriti t’i ndante. Të përfshirë ishin pothuajse gjithë anëtarët e labelit, si Skivi dhe Cozman. Pas kësaj ‘Diss’-i i radhës vjen me një këngë nga Noizy për këngëtaren, Dafina Zeqiri e cila në atë kohë ishte edhe e dashura e reperit Vula.

“Nusen tonde ta ka ** krejt estrada, a po të dhemb tash o Ledri Gaga, hahaha, ju s’jeni baba jeni krejt mamastarsa kush është më juve janë krejt pederasta”, është pjesa e këngës sëNoizyt, “Na jena OTR”, dedikuar Ledrit dhe grupit OTR.

Ndërkaq, tani Noizy ka raporte mjaft të mira si me Dafinën ashtu edhe me Ledrin, madje me këtë të fundit ka realizuar edhe këngën “Dje Sot”.

YouTube player
YouTube player

Flori Mumajesi dhe Stine

Kur jemi tek incidentet, patjetër se duhet përmendur edhe sherrin që ka ndodhur në ‘Këngën Magjike’, ndërmjet producentit Flori Mumajesi dhe këngëtarit, Stine.

Teksa po bëhej numërimi i votave në spektakël, këngëtari Stine e filloi sherrin me Florinku ishte përfshirë edhe Stresi. Përleshja ishte tejet serioze, saqë u raportua se ka pasur edhe qitje me armë zjarri, madje Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Ernest Duka, emri artistik i të cilit është Stine.

Mbase, sot siç thuhet në mediat shqiptare raporti i dyshes është tejet i zbehtë qysh nga viti 2015.

Ilir Tolaj dhe Don Arbas

As në tetor të vitit që lamë pas, nuk kanë munguar përleshjet. Kësaj here ka ardhur nga producenti, DonArbas dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Tolaj ishte sulmuar fizikisht me shufër të hekurit nga DonArbas dhe një i afërm i tij pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Pas ngjarjes që menjëherë bëri bujë të madhe në shtypin mediatik nuk ishtë dhënë ndonjë prononcim nga Iliri e as nga DonArbas, edhe pse ishte arrestuar.

Baby G dhe Bleta Gashi

Rrahje e freskët mund të cilësohet edhe kjo e këngëtares nga Shqipëria, GordanaKingji e njohur siBaby Gnga shoqja e saj e ngushtë, Bleta Gashi.

Derisa Baby G ishte nëDubai për të realizuar klipin e radhës, modeljaGashi e cila ka qenë e shoqëruar me tre persona të tjerë e ka sulmuar fizikisht atë.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie të publikuar nëInstastory pranë të cilës e zbuloi edhe emrin e protagonistes që e rrahu.

”Kam shkuar në spital pasi jam rrahur nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storien time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksessshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të perjetojë këtë. Dhe une kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfare duhet të bëja????”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Rrahja ndodhi pasi këngëtarja Kingji kishte ngrënë bukë në makinën e mikes së saj.

Ndryshe, Bleta Gashi është shqiptare nga Kosova, që jeton në Cyrih të Zvicrës . Ajo ka garuar në disa gara të bukurisë, në Kosovë dhe në Zvicër, ku nuk është larguar pa çmime, një ndër ta është edhe shoqëruesja e parë në “Miss European Tourism”, në vitin 2014.

Françeska Jaçe

E përveç Baby G-së në të njëjtën ditë, ka ndodhur edhe një rrahje në estradën shqiptare teksa ka qarkulluar një video në rrjetet sociale.

Faqja “Vipat e Bllokut”, kanë publikuar një video në të cilën shfaqet modelja, FrançeskaJaçe duke e grushtuar një femër tjetër, në mes të klubit.

Sido që të jetë modelja Jaçe pas këtij sherri nuk kishte reaguar fare, duke mos i dhënë edhe shumë hapësirë mediave.

Megjithatë, nuk është zbuluar se kush tjetër ishte pjesë e këtij skandali?!!

E çfarë po ndodhë me yjet e estradës? Me këto lë të kuptohet që më shumë janë në fokus nga sherret që i shkaktojnë se sa për muzikën e mirëfilltë që e përcjellin tek publiku dhe fansat e tyre.

Pavarësisht kësaj, disa nga artistët e lartpërmendur janë bërë sërish miq, madje disa nga ta kanë realizuar edhe këngë bashkë. /Lajmi.net/

YouTube player

E.SH