Rrahje për aksident në Prishtinë

Policia raporton se dje, rreth orës 6 të mëngjesit, në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, ka ndodhur një rrahje masive.

Lajme

29/02/2016 11:55

Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një aksidenti në trafik, i dyshuari, së bashku me disa të dyshuar tjerë, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.  /lajmi.net