Rrahje në tribunat e Meazzas

Derisa Inter dhe Juventus ishin duke zhvilluar ndeshjen e tyre në fushë, në tribunat e stadiumit Giuseppe Meazza shpërtheu një rrahje masive mes tifozëve. Nerazzurrët dhe Bianconerët u takuan në duelin e ashtuquajtur ‘Derby d’Italia’ të shtunën, përballje kjo mes dy skuadrave të urryera mes vete si në fushë ashtu edhe në tribuna. Tensioni i…

Sport

15/09/2013 18:37

Derisa Inter dhe Juventus ishin duke zhvilluar ndeshjen e tyre në fushë, në tribunat e stadiumit Giuseppe Meazza shpërtheu një rrahje masive mes tifozëve.

Nerazzurrët dhe Bianconerët u takuan në duelin e ashtuquajtur ‘Derby d’Italia’ të shtunën, përballje kjo mes dy skuadrave të urryera mes vete si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Tensioni i madh mes skuadrave dhe grupeve të tifozëve shpërtheu në duelin e djeshëm ku në një xhirim që ka filluar të qarkullojë në Youtube, shihet rrahja mes një grup tifozësh, që nuk mund të përshkruhet si incident i vogël.

Bilanci në fushë ishte 1-1, në tribuna rezultati nuk dihet.