Rrahje në Podujevë, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të përfshirë në një rrahje.

Lajme

26/07/2018 12:47

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku është konfiskuar edhe një pistoletë.

“ Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/