Rrahje në fshatin Grabovc, tre të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur pesë të dyshuar meshkuj, në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Lajme

26/04/2018 10:54

Tre nga këta persona kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/