Rrahje mes klerikut dhe politikanit LIVE në emisionin (Video)

Një debat politik në një televizion libanez ka përfunduar me grushta e shkelma, kur panelistët e ftuar në debat filluan të grinden mes vete deri në momentin kur humbën durimin dhe eskaloj në dhunë të paparë.

Bota

13/07/2017 15:09

Videojae publikuar në YouTube, shfaq momentin kur kleriku libanez Bilal Daqma dhe kritiku i presidentit sirian Bashara al-Assad, dhe njëherit ish-deputeti i parlamentit sirian Ahmad Shlash, përplasen mes vete, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjete të ndryshme sociale, dhe më vonë është përkthyer në gjuhën angleze nga instituti për hulumtime mediale në Lindjen e Mesme.

Tensioni u rrit kur prezantuesi tha se i vjen shumë keq që një i afërm i Shlash-it është varë nga ISIS-i, duke e akuzuar për së vdekuri se kishte bashkëpunuar me regjimin.

Ai gjithashtu pyeti nëse Daqmaq dëshiron t’i shpreh ngushëllime për vdekjen e të afërmit, dhe në një moment situata u nxeh ku Shlash iu drejtua Daqmaqut nëse dëshiron t’i shpreh ngushëllime.

“Nuk është puna jote dhe kush je ti të më tregosh se çfarë duhet të bëjë”, dëgjohet duke i thënë.

Dhe menjëherë ngritën në këmbë për t’i qëruar hesapet duke shkëmbyer grushta e shkelma gjatë transmetimit live.