Rrahje mes disa personash në Prishtinë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet.

Lajme

17/07/2018 21:21

Policia ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në “Rrugën B”.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një rrahje në ‘Rrugën B’ mes disa personave dhe njësitet policore iu kanë përgjigjur thirrjes”, tha zëdhënësja e Policisë.

Lidhur me këtë rast, sipas Florie Ahmetit, një person është shoqëruar në stacionin policor.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj rrahjeje.