Rrahje masive në shkollën e Kamenicës, ndërhyn Policia

Një rrahje masive ka ndodhur në një shkollë të Kamenicës.

Lajme

14/10/2017 11:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se në  mëngjesin e ditë së premte, janë arrestuar nëntë të– të mitur pasi që të njëjtit në oborrin e shkollës janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë  tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/