Rrahje masive në një lokal në Gjilan, përfshihen edhe dy policë

Në fshatin Uglarë të  Gjilanit janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtin në një lokal janë rrahur në mes veti.

Lajme

14/07/2017 09:44

Lëndime trupore kane pësuar të gjithë të dyshuarit dhe dy zyrtarë policorë të cilët kanë intervenuar në rast.

Te gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit shtatë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “lëndim trupor/pengim i personit zyrtarë”. /Lajmi.net/