Rrahje masive në Lipjan për shkak të parkingut, 6 të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan rreth orës 20:00, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona, konfirmon Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Lajme

24/08/2018 13:44

Policia më tutje thotë se rrahje kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për një vendparkimi, transmeton Koha.net. Me këtë rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një vende parkimi ishin përfshi në rrahje ku kishin përdorë edhe mjete të forta –shufra metali. Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kishin marr lëndime trupore dh të njëjtit kanë marr tretman mjekësor”, thotë PK.

Pas intervistimit 6 të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.