Rrahje masive në Klinë

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Klinës ka ndodhur një rrahje masive.

Lajme

22/01/2018 12:26

Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë të dyshuar të gjinisë mashkullore pasi që të njëjtit ishin përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/