Rrahje masive në basketbollin kosovar

Fundi i sezonit ka qenë i përgjakshëm në basketbollin kosovar. Ndeshja ndërmjet Yllit dhe Kastriotit është ndërprerë pasi tifozët therandas i kanë sulmuar fizikisht basketbollistët ferizajas.

Sport

27/05/2014 20:57

Nuk shkon sezon pa pasur incidente në basketbollin kosovar. Njëjtë ndodhi edhe së fundmi në ndeshjen ndërmjet Yllit dhe Kastriotit, e vlefshme për “Play-Out” në ETC Superligë.

Tek rezultati 75:77, ndeshja e dytë është ndërprerë 3,3 sekonda para përfundimit për shkak të hyrjes se shikuesve therandas në parket dhe sulmit fizik ndaj basketbollistëve ferizajas.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për mbetje/arritje të pjesëmarrjes në ETC Superligë në stinorin e radhës 2014/15.

Takimin e parë në mes të këtyre dy skuadrave e kishte fituar Kastrioti në Ferizaj. Kastrioti pritet ta fitojë lojën në tavolinë dhe të mbetet ne ligë, kurse Ylli do të duhej të dënohet rëndë.