Rrahje masive mes nxënësve shqiptarë dhe malezezë në gjimnaz

Në Gjimnazin ’25 Maj’ në Tuz të Malit të Zi raportohet të ketë ndodhur një rrahje në mes të nxënësve shqiptarë dhe malazezë.

Lajme

18/10/2017 07:31

Portali lokal malësia.me, raporton se rrahja ka ndodhur në mes të nxënësve të paraleleve në gjuhën shqipe dhe atyre të gjuhës malazeze.

Siç raporton ky portal, kjo nuk është rrahja e parë që ndodhë në mes të të rinjve të komuniteteve shqiptare dhe malazeze atje.