Rrahje masive mes huliganëve

Sa do që presidenti i UEFA’së, Michel Platini të mundohet të eliminojë huliganizmin, në Rusi dhe Ukrainë nuk ka shenja pozitive. Dëshmia më e re është xhirimi i ngjarjes nga Kharkiv që sugjeron se lëvizja e huliganëve është e fortë. Në fakt, pas duelit mes Metalist Kharkivit dhe Dynamo Kievit të dielën, ndodhi një rrahje…

Sport

16/09/2013 10:38

Sa do që presidenti i UEFA’së, Michel Platini të mundohet të eliminojë huliganizmin, në Rusi dhe Ukrainë nuk ka shenja pozitive.

Dëshmia më e re është xhirimi i ngjarjes nga Kharkiv që sugjeron se lëvizja e huliganëve është e fortë.

Në fakt, pas duelit mes Metalist Kharkivit dhe Dynamo Kievit të dielën, ndodhi një rrahje masive mes tifozëve të këtyre dy skuadrave.

Kurse, interesant është fakti se Metalistit në ndihmë i erdhën edhe përkrahësit e Spatak Moskës në mënyrë që të jenë më të fuqishëm në ‘betejën’ kundër Dynamos.

Pas një seance të gjatë të rrahjes, në skenë erdhi policia dhe mezi arriti t’i shpërndajë ata.