Rrahje e gjuajtje me armë në Rogovë, arrestohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës ku janë përdorur edhe armë zjarri.

Lajme

15/10/2018 18:51

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka bërë të ditur për lajmi.net se është arrestuar njëri nga tre personat e dyshuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:10.

 Me datë 15.10.2018 në ora 12:10, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast të shtëna me armë zjarri në fshatin Rogovë. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima e rastit kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilét njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Policia pas marrjes së informacioneve dhe këçyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati. Po ashtu policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast”, ka bërë të ditur Podrimaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor. /Lajmi.net/