Rrahje brutale e plagosje me thikë ndodhen dje

Disa rrahje e plagosje ndodhen gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Lajme

24/03/2018 11:04

Në Rr. Xhavit Ahmeti në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë therur me mjet të prehtë, viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Rr. Bill Klinton në Prishtinë janë arrestuar tret të dyshuar dy meshkuj dhe një femer K/Shqiptar-e pasi të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësorë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe në Rr. Skënderbeu në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të prehtë viktimën mashkull K/Shqiptar po ashtu i mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/