Rrahim Pacolli padit Arbana Xharrën

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngritur padi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra për shpifje ndaj tij nëpërmjet disa publikimeve në rrjetet sociale.

Lajme

20/11/2017 16:55

Pacolli ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se padia është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit moral që është bërë ndaj tij, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim. Rr.P./arbresh.info/

23755392_1974741686081947_2183500792540300487_n