Rrahim Pacolli: Do të mbahet mend kontributi i Bajram Rexhepit

Anëtari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Lajme

21/08/2017 12:42

 

Ai ka thënë se kontributi i tij si mjek gjatë luftës dhe në paqe si kryeministër nuk do të harrohet.

Lexo ngushëllimin e plotë:

E nderuara familja Rexhepi

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mjekut e ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Do të mbahet mend për kontributin e tij gjatë luftës si mjek dhe në kohë paqeje si kryeministër.