Rrahet keq i riu vushtrrias, policia thotë se tentoi të dhunojë një femër

Një i ri nga fshati Novolan në Vushtrri, po mbahet në stacionin policor të kësaj komune, pasi dyshohet se ai ka ngacmuar dhe ka tentuar që të përdhunojë një vajzë nga po ky fshat, thotë policia. Por ndryshe pretendojnë familjarët dhe të afërmit e tij.

Lajme

03/05/2015 20:33

Familjarët e  Gëzim Rrustemi, i kanë thënë Klan Kosovës, se ai është rrahur nga një polic i cili ishte jashtë detyrës dhe më pas është dërguar në stacion policor.

Babai i tij, Enver Rrustemi i ka thënë televizionit se kur e ka pyetur të birin se a e kanë rrahur, ai i ka thënë se atë e kanë lidhur dhe më pas e kanë rrahur.

Ndërkaq, një familjar tjetër mohon akuzat se Gëzim Rrustemi ka tentuar që të përdhunojë një vajzë, duke thënë se një polic, i cili ishte jashtë detyrës në kohën e incidentit, e ka rrahur Gëzimin.

Ndërkaq, zëdhënësi  i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka mohuar që ndonjë zyrtarë policor i këtij rajoni është përfshirë në këtë incident.

Ai ka thënë se Policia ishte ftuar që të intervenonte në një incident në fshatin Novolan dhe se atje kanë gjetur një të ri të rrahur, të cilën më pas e kishin dërguar në emergjencë.

Sipas Zahiti ende nuk janë sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky incident.