Rrah motrën e tij, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

23/01/2018 10:16

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën e gjinisë femërore (motrën e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte.

Pas rastit i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/