Rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga policia në Podujevë për dhunë në familje.

Lajme

05/10/2018 10:07

Në raportin zyrtar të policisë thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është liruar në shtëpi.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.