Rozana Radi me urim të veçantë për ditëlindjen e Ardit Gjebreas

Prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen e 55-të.

ShowBiz

07/06/2018 16:10

Familjarë e miq janë mbledhur për të festuar ditëlindjen Arditit, momente këto që ai i ndau në Instastory tek të cilat shihet se gjithçka ka qenë madhështore, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, së fundmi është edhe këngëtarja Rozana Radi e cila zgjedh një fotografi dhe disa fjalë për të uruar kantautorin.

“Urime ditëlindja, uroj të realizosh çdo ëndërr tënden, përveç njërës, sepse në jetë duhet gjithmonë të duash të realizosh diçka”, ka shkruar ajo sipër imazhit.

Theksojmë se dyshja janë miq të afërt të njëri-tjetrit në jetën e përditshme. /Lajmi.net/