Rozana i kundërpëgjigjet fansave: Pse duhet me u plakë kur kalon të 30-at

Vazhon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare.

ShowBiz

22/05/2018 11:54

Edhe pse në projekte muzikore ka kohë që nuk është aktive këngëtarja, Rozana Radi nuk i mungon asnjëherë fansave të saj, shkruan lajmi net.

Kështu përmes postimeve të njëpasnjëshme që publikon në Instagram, ndan ngjarje të shumta rreth vetes dhe veprimtarisë së saj.

Në këtë të fundit, siç duket Radi është pyetur nga shumë njerëz se pse nuk plaket akoma edhe pse është e re.

“Nuk e kuptoj dot shprehjen “Spo di të plakesh ti” pse duhet me u plak kur kalon të 30-tat?!!!!, ka shkruar ajo sipër postimit.

Ndryshe, në një nga intervistat e fundit Rozana zbuloi se do të martohet shumë shpejt me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi të cilët kanë më shumë se gjashtë vite që janë së bashku. /Lajmi.net/