Rozana flet për takimin me Mc Kreshën në “Kënga Magjike”

Mbrëmë u mbajt finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

09/12/2018 09:00

Rozana Radi dhe Mc Kresha, të cilët vite më parë ishin në lidhje, kësaj radhe ishin të pranishëm si konkurrentë në të njëjtin festival, shkruan lajmi.net.

E ftuar në “Thumb”, Rozana ka treguar se a ka folur me Kreshën kur e takoi prapa kuintave.

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”, ka thënë Rozi.

Për ndryshe, këngëtarja në këtë edicion të “Këngës Magjike” mori çmimin e kritikës. /Lajmi.net/