Rovena në natën gjysmëfinale me veshje të njëjtë si të natës prezantuese

Me 15 tetor prezantoi këngën ‘Veç një jetë’ në ‘E diela shqiptare’ këngë kjo që e bën Rovena Stefën si konkurruese e festivalit ‘Kënga Magjike’.

ShowBiz

06/12/2017 21:41

E sonte që është nata e parë gjysmëfinale, Rovena ka interpretuar këtë këngë për të vazhduar ose jo rrugën për në finale, shkruan lajmi.net

Por, ajo që është e veçantë është fakti se Rovena ka pasur të njëjtën veshje, si atë të 15 tetorit dhe në natën e sotshme.

Fjala është për një fustan të bardhë e të gjatë, që për herë të parë mbulon gjithë trupin e saj, pasi jemi mësuar ta shohim gjithmonë pothuajse të zhveshur.

Përpos fustanit, edhe forma se si kishte flokët ishte po e njëjtë./Lajmi.net/

24946352_2438353683056785_884936525_o24957119_2438353729723447_2045474244_o24956874_2438353699723450_2033963711_o

YouTube player