Rouhani: Fjalimi i Trump-it në OKB “injorant”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Kombet e Bashkuara, duke a quajtur atë “injorant, absurt dhe retorikë që nxit urrejtje”.

Bota

20/09/2017 18:50

Ai ka komentuar edhe zhvillimet tjera në botë, ku ka thënë se kriza në Siri, Jemen dhe Bahrain nuk mund të zgjidhet me ushtri, por vetëm duke i dhënë fund armiqësive dhe duke pranuar dëshirën dhe vullnetin e popullit.

Rouhan po ashtu tha se kapacitetet mbrojtëse të Iranit, përfshi raketat janë vetëm për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.