Rossi shënon ndaj ish-ekipit, golin ia dedikon Alex Fergusonit

"Këtë gol ia kushtoj ish-trajnerit tim Alex Ferguson, të cilit u uroj shërim sa më të shpejtë,” shtoi sulmuesi që debutoi me Manchester United kur ishte 18 vjeç.

Sport

07/05/2018 13:11

Giuseppe Rossi ia kushtoi Alex Fergusonit golin e shënuar pas 1 449 ditësh “agjërim” në Seria A.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Genoas, Giuseppe Rossi, që tundi rrjetën në kampionat pas 1449 ditësh (goli i fundit në Serie A kishte qenë më 18 maj 2014), foli pasi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, Fiorentina.

“Nuk festova shumë sepse kam një respekt të madh për qytetin e Firences dhe tifozët. Kështu është më e drejtë. Ndihemi mirë, edhe pse jam i lidhur sepse në 13 muajt e fundit nuk kam luajtur asnjëherë më shumë se një pjesë lojë”, tha ai.

“Këtë gol ia kushtoj ish-trajnerit tim Alex Ferguson, të cilit u uroj shërim sa më të shpejtë,” shtoi sulmuesi që debutoi me Manchester United kur ishte 18 vjeç.