Rossi pozitiv në doping, ja sa mund të dënohet

Giuseppe Rossi ka përdorur një substancë të ndaluar nga autoritet italiane.

Sport

25/09/2018 14:18

Një tullë e vendosur keq në murin që përfaqëson karrierën e pafat të Giuseppe Rossit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares Italiane, aktualisht pa skuadër, pas sezonit të fundit tw zhvilluar me fanellën e Genoas, ka rezultuar pozitiv në testin e antidopingut të kryer në 12 maj të 2018-ës në përfundim të sfidës Benevento-Genoa.

Substanca e gjetur në trupin është dorzolamide, efekti i së cilës përveç shtimit të performancës konsiston edhe në faktin se përshpejton eliminimin e gjurmëve të lëndëve të tjera të ndaluara, që mund të jenë përvetësuar nga organizmi.

Kjo substancë është e ndaluar nga autoritet italiane, përveç rasteve kur një lojtari i është sugjeruar nga mjeku si një integrator, suplement me pika, për dëmtime të ndryshme në sy, përcjell “SS”.

Mirëpo në rastin e Rossit ai ka mohuar përdorimin e kësaj substance si rezultat i një mjekimi. Tashmë autoritet e antidopingut në itali kërkojnë një vit pezullim. sulmuesi 31-vjeçar nuk është pezulluar ende, por procesi për në ngarkim të tij do të nisë në 1 tetor në Gjykatën Sportive të Italisë.