Rossi mungon pesë muajë

Fiorentina ka konfirmuar se Giuseppe Rossi do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë pesë muaj.

Sport

05/09/2014 23:45

Skuadra italiane ka konfirmuar se Ross i’u nënshtrua një operacioni në gjurin e tij,dhe si pasojë e kësaj ai do të jetë jashtë fushave të lojës për katër ose pesë muajë.

27 vjeçare ka një histori të bujshme sa i përket problemeve me gjurin e tij, i cili ka qenë fajtor që italiani nuk ka arritur të zhvillojë karierën e tij më shumë.

Fillimisht ai u dëmtua në tetor të vitit 2011 kur luante për Villarealin, ndërsa e njëjta gjë u përsërit dhe në prillin e vitit 2012.

Rossi shënoi 16 gola nga 22 ndeshje në sezonin e fundit në Serie A, pavarësisht se mungoi në disa ndeshje nga lëndimet.