Rossi ka një këshillë për Buffonin

Valentino Rossi ka thënë se Gianluigi Buffon duhet të vazhdojë të luajë, nëse ka dëshirë.

Sport

29/03/2018 10:10

Valentino Rossi ka këshilluar Gianluigi Buffonin të vazhdojë karrierën në futboll.

Ish kampioni i botës në MotoGP ka thënë se kapiteni i Juventusit duhet të vazhdojë të luajë, nëse ka dëshirë.

“Buffon duhet të vazhdojë, absolutisht. Nëse ka dëshirë. Mendoj se ai e di nëse mund të jetë ende në nivel të lartë”, u shpreh Rossi për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Është e lehtë të thoni për dikë se ka përfunduar, por duhet të jeni mirënjohës. Janë dy lloje të njerëzve, ata që vlerësojnë se një tjetër është i madh, dhe u vjen mirë edhe atyre. Dhe, të tjerët janë xhelozët që vetëm i gjykojnë të tjerët. Në Itali është në modë kjo e fundit”, theksoi ai. /Lajmi.net/