Rossi, gol çdo 94 minuta

Gati dy vjet qëndroi jashtë fushës për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme në ligamentet e gjurit. Tani është kthyer, dhe duket se e ka ndërmend të mos mungojë më, por të vazhdojë të bëjë atë që e ka bërë gjithmonë para se të ndalej në mënyrën e padëshiruar. Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi është një…

Sport

24/09/2013 19:00

Gati dy vjet qëndroi jashtë fushës për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme në ligamentet e gjurit.

Tani është kthyer, dhe duket se e ka ndërmend të mos mungojë më, por të vazhdojë të bëjë atë që e ka bërë gjithmonë para se të ndalej në mënyrën e padëshiruar.

Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi është një prej futbollistëve më të dalluar deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Ylli italian iu bashkua ekipit Viola, dhe pas largimit të malazezit Stevan Jovetic, është shndërruar në sulmuesin kryesor të ekipit, së bashku me përforcimin e ri, Mario Gomez, aktualisht i lënduar.

Rossi deri më tani gjatë këtij edicioni ka realizuar mesatarisht një gol çdo 94 minuta, shënoi një herë në Europa League dhe katër herë në Serie A, ku së bashku me mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik, prijnë në listën e golashënuesve.